Deliu- Kodra: Politizimi me pandeminë dekurajon qytetarët

Aktuale

Deliu- Kodra: Politizimi me pandeminë dekurajon qytetarët

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:55
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në luftën kundër pandemisë duhet të bashkohen të gjithë dhe jo ta politizojnë atë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ka thënë se politizimi i kësaj çështje dekurajon qytetarët.

Postimi i plotë i saj:

Pandemia është një betejë shëndetësore që na takon të gjithëve ta luftojmë dhe nuk do të duhej ta degjenerojmë në një konfrontim të ulët politik.

Politizimi i skajshëm me pandeminë për kalkulime ditore vetëm sa dekurajon qytetarët në përballjen me COVID-19.

Shqetësim i yni duhet të jetë kërcënimi i shëndetit të qytetarëve dhe jo përdorimi i tyre për qerim hesapesh politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat