Deputeti i LVV-së: Qeverisë i mungon autoriteti për të zbatuar vendime

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Qeverisë i mungon autoriteti për të zbatuar vendime

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:27
Hajrulla Çeku dhe Albin Kurti

Deputeti i LVV-së Hajrulla Çeku, i uron shërim të shpejtë Hotit, duke  shpresuar ta kaloi sa më lehtë dhe të gëzoi shëndet të plotë.

Sipas tij së dyti, përcjelli një lutje njerëzore. Kohën e shërimit, larg përditshmërisë dinamike, uroj ta shfrytëzoni edhe për reflektim serioz. Qeverisja është sistem kompleks, një lloj inxhinieringu që ka sukses vetëm nëse të gjitha pjesët përbërëse funksionojnë si duhet.

"Partia juaj mund t'i ketë ekspertët më të mirë, siç krenoheni shpesh. Nuk e vë në dyshim as qëllimin tuaj të mirë, jam i bindur që edhe ju dëshironi që pandemia të përfundojë sa më parë. Bile, mund të jetë e vërtetë edhe që po e bëni më të mirën tuaj në këtë betejë. Por, është fakt i pamohueshëm që nuk po funksionon", tha Çeku.

Ai shtoi se elementi thelbësor që i mungon qeverisë suaj, veç tjerash, është autoriteti për të zbatuar vendime. Dhe kjo ka një arsye të thjeshtë, quhet kriza e besimit. Kur njerëzit nuk i besojnë qeverisë së tyre, nuk bëjnë punë as ekspertiza, as vullneti e as angazhimi, të cilat ju pretendoni se i keni. Veprimet tuaja deri sot nuk kanë prodhuar efekt të dëshirueshëm. Jo vetëm që nuk po zbutet pandemia, por trendi negativ është frikshëm në rritje.

"Nëse shifrat e muajit të fundit nuk po ju bindin, cili është momenti kur do të kuptoni që jeni duke dështuar. Refuzimi për të pranuar paaftësinë dhe dështimin po na kushton shtrenjtë. Nuk mund të priten rezultate të ndryshme me (mos)veprime të njëjta", tha Çeku.
 
Deputeti i LVV-së shtoi se duhet ta kuptoni që shëndeti publik dhe jeta e njerëzve është në dorën tuaj. Çdo ditë vonesë është me pasoja dërrmuese. Heqni dorë sa më parë, pranojeni dështimin dhe hapni rrugë për të tjerët që mund ta bëjnë këtë punë si duhet. Sot, më shumë se kurrë, besoj e kuptoni rëndësinë e shëndetit, si dhe përgjegjësinë që lidhet me mbrojtjen e shëndetit publik kur jeni në pozitë vendimmarrëse.

Ai tha se besimi i qytetarëve në qeveri nuk është vetëm një aspekt i tërësisë, por parakusht i domosdoshëm. Pa besim nuk ka qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat