I vjen një reagim i ashpër Skender Hysenit nga VV-ja, i shpalosin detaje që nuk e bëjnë të denjë për koordinator

Aktuale

I vjen një reagim i ashpër Skender Hysenit nga VV-ja, i shpalosin detaje që nuk e bëjnë të denjë për koordinator

Nga: M.H Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:00
Skender Hyseni

Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me koordinatorin e Kosovës, Skender Hysenin.

Pacolli shprehët që ky koordinator nuk mund të përfaqësoj Kosovën pasiqë është zgjedhur për interesa të Thaçit e jo të popullit, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

I ashtuquajturi koordinator i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë nuk e përfaqëson Republikën e Kosovës. Ky "koordinator" nuk ka mandat kushtetues a as mandat politik. Nuk është zgjedhur nga populli por ka dalë nga pazaret që LDK ka bërë për mbrojtjen e Thaçit.

Paramendoni se kush paraqitet në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit të Kosovës në Washtington. Personi që nuk ka marrë fare pjesë në zgjedhjet parlamentare 2019. Në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 ishte renditur i 89 me radhë në LDK, me vetëm 2069 vota. Po të kishte dalë në zgjedhjet e nëntorit 2019 nuk do të fitonte as çerekun e atyre të 2017.

Ky "koordinator" nuk është koordinator i Kosovës dhe nuk përfaqëson shtetin, është Koordinator i interesave të Thaçit dhe përfaqëson vetëm Thaçin.

#zgjedhje për përfaqësim dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat