Mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë, shkak rastet me koronavirus

Aktuale

Mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë, shkak rastet me koronavirus

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Për shkak se një zyrtar i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, autoritetet kanë mbyllur këtë qendër.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë”, thuhet në njoftim.

Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Po ashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë.

“Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat