Agim Veliu në cilësinë e koordinatorit të Grupit Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), sot ka mbajtur takim për të diskutuar rreth menaxhimit të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.
Veliu ka thënë se do të vendosin masa adekuate që janë në proporcion me situaten aktuale, shkruan “Bota Sot”.
Në këtë takim, gjithashtu, u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e koordinatorit të Grupit Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), sot kam mbajtur takimin e radhës, ku diskutuam rreth menaxhimit të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.
Si grup do të vendosim masa adekuate që janë në proporcion me situatën aktuale, por gjithmonë duke pasur parasysh edhe aspektin dhe qëndrueshmërinë ekonomike.
Ndërsa, ky takim u mbajt mbi bazën e kërkesës së Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar.
Ministria e Punëve te Brendshme ka potencial dhe kapacitete si njerëzore por edhe logjistike për të menaxhuar dhe zbatuar në përpikëmëri këtë plan, duke u bazuar në kapacitetet dhe përvojën që ka si në Policinë e Kosovës, ashtu dhe me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
Në këtë takim, gjithashtu, u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente dhe ato që janë në kompetencë të këtij grupi, në mënyrë që shumë shpejtë të mbahet mbledhja e radhës dhe të merren vendimet për kërkesat që janë të domosdoshme në funksion të menaxhimit të kësaj situate.