Hyseni pas takimit me Palmer, tregon se për çka biseduan

Aktuale

Hyseni pas takimit me Palmer, tregon se për çka biseduan

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:50
Skender Hyseni dhe Matthew Palmer

Sot koordinatori për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, është takuar me Matthew Palmer, Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor.

Ai përmes një shkrimi në facebook, ka treagur se, me Palmer kanë biseduar për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel.

“Me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka shkuar ai.

Postimi në Facebook:

Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendër Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, I cili ështe edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë,

Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse

Pas takimit me Mathew Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.

Skender Hyseni

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat