Gaxherri: Pse manipulohet me maskë falas, e s’kemi mundësi me ua ngrit pagën personelit shëndetësor

Aktuale

Gaxherri: Pse manipulohet me maskë falas, e s’kemi mundësi me ua ngrit pagën personelit shëndetësor

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:38
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka deklaruar se qeveria Kurti ka larguar masat dhe me largimin e tyre, ka numër më të madh të qytetarëve me Covid-19.

Gaxherri tha se pandemi e cila është shtrirë në tërë globin, ka përkeqësuar gjendjen dhe natyrisht kur ka numër më të madh, menaxhimi i situatës është më i vështirë.

“Kosova tash është më së keqi, numër të madh dhe trajtim jo të duhur sepse kapacitetet tona, sikur tash edhe më herët nuk kanë qenë si duhet. Ka pas shtim të numrit të personelit shëndetësor nga kjo qeveri”, tha ajo.

Ajo shtoi se ka kërkuar ta bëjë testin dhe nuk ia kanë bërë.

“Si manipulohet me maskë falas, kur ne nuk kemi mundësi me ua ngrit pagën personelit shëndetësor”, ka thënë Gaxherri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat