“Edhe dy javë”, qytetari bën tatuazh premtimin e fillimit të pandemisë

Aktuale

“Edhe dy javë”, qytetari bën tatuazh premtimin e fillimit të pandemisë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:08
Foto

Një qytetar e ka bërë tatuazh premtimin e njohur që ishte bërë në fillim të pandemisë.

Shpesh gjatë fillimit të pandemisë, ishte dëgjuar premtimi i njohur pas dy javëve mund të përfundojë masa e izolimit dhe t’i kthehemi realitetit.

E një qytetar ka vendosur që këtë ta bëjë tatuazh në dorën e tij. Ai e ka shfaqur këtë në emisionin Sonte.

Ndërkohë në emision ishte i ftuar edhe Lul Raka, i cili pohoi se kishte pasur premtime të tilla në fillim, por tani më dihet se kjo nuk qëndron.

“Në normalitet kthehemi vetëm pas zbulimit të vaksinës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat