Valbon Krasniqi: Kemi 750 shtretër të gatshëm, kemi plan që të shtojmë edhe 100

Aktuale

Valbon Krasniqi: Kemi 750 shtretër të gatshëm, kemi plan që të shtojmë edhe 100

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:18
Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve  me Covid-19.

Ai në emisionin Pressing tregoi se me rritjen e numrit të pacientëve, rriten edhe kapacitet.

“Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera”, tregoi ai.

“Kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi planin që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi”

“E dini në fillim kishim vetëm Klinikën Infektive, të dizejnuar për pritjen e pacientëve me Covid për shkak të numrit të vogël. Tani kemi një numër më të madh që erdhën pas lehtësimit të masave dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit. Masat nuk u respektuan dhe kishim numër të madh të të infektuarve”, tregoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat