Zemaj edhe sonte në terren: Ka reflektim pozitiv, po bëjmë gjithçka që të mos shkojmë në mbyllje totale

Aktuale

Zemaj edhe sonte në terren: Ka reflektim pozitiv, po bëjmë gjithçka që të mos shkojmë në mbyllje totale

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:33
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe sonte është parë në terren bashkë me ekipet e inspeksionit dhe policinë, për të inspektuar situatën tek sektori i Gastronomisë.

“Ka reflektim pozitiv sonte. Do të jemi rigoroz në mbajtjen e masave. Kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Gjithçka që po bëjmë është që mos të shkojmë në mbyllje totale. Është me rëndësi jetike t’i përmbahemi rregullores”, ka thënë Zemaj.

“Falenderoj qytetarët, policinë dhe inspektoratin për bashkëpunimin”, ka thënë Zemaj, derisa po qëndron në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat