Pacolli i uron shërim Hotit: Me fuqinë e Zotit do ta tejkaloni këtë sfidë, jeni njeri i popullit

Aktuale

Pacolli i uron shërim Hotit: Me fuqinë e Zotit do ta tejkaloni këtë sfidë, jeni njeri i popullit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 00:09
Behgjet Pacolli dhe Avdullah Hoti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar shërim kryeministrit Avdullah Hoti, por edhe të gjithë qytetarëve të prekur nga ky virus.

Pacolli thotë se e përgëzon Hotin dhe qeverinë e tij për punën e deritanishme, ndërsa thotë se ka demonstruar se është njeri i popullit, punëtor, njeri i zakonshëm, njeri i arsimuar, gjentil, mendjehapur dhe profesionist.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

I nderuar Kryeministër Hoti,

Edhe në forma të tjera ju kam uruar shërim të shpejtë dhe me fuqinë e Zotit do ta tejkaloni së shpejti edhe këtë sfidë, jo vetëm ju, por të gjithë qytetarët që janë të prekur me këtë virus.

Unë nuk jam dhe nuk pretendoj të jem pjesë e qeverisë që e drejtoni ju, por sot duke lexuar shumë komente e shkrime, shpreh plotësisht solidaritetin tim me ju dhe lutem që ta kaloni sa më mirë këtë sfidë për të iu kthyer në axhendën normale të punës.

Dua të them që kam vëzhguar punën tuaj deri tani dhe ju përgëzoi sinqerisht.

Ju keni demonstruar se jeni njeri i popullit, punëtor, njeri i zakonshëm, njeri i arsimuar, gjentil, mendjehapur dhe profesionist.

Për mentalitetin tonë ndoshta ajo që ju përfaqësoni, është e hershme, sepse njerëzit në këtë pjesë të botës janë më të prirur të vlerësojnë ata që flasin bukur, por në esencë nuk përfaqësojnë ndonjë angazhim konkret në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat