Vjen goditja e radhës për Thaçin: Dorëheqje duhet të japësh deshe apo nuk deshe

Aktuale

Vjen goditja e radhës për Thaçin: Dorëheqje duhet të japësh deshe apo nuk deshe

Nga: D.B Më: 4 gusht 2020 Në ora: 10:37
Hashim Thaçi

Kanë kaluar pesë vite nga votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës dhe se fundmi ajo më e papritura ishte ngritja e aktakuzës ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Thaçi edhe përkundër të gjithave nuk ka jap dorëheqje edhe pas marrjes ne pyetje për tri dite më radhë, derisa vetëm ka thënë se do të pres konfirmimin e ngritjes se aktakuzës.

Kërkesa e shumta që Hashim Thaçi të paraqitet para Gjykatës Speciale një politikan e jo si një president i vendit nuk i marr parasysh duke thënë se ai beson në lufte e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe përkundër asaj që ai ka qenë i pari që ka bindur deputetët e PDK-së të votojnë ketë Gjykatë që sot pikërisht po vepron kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Image
Drita Millaku

Drita Millaku, ajo e cila edhe kishte paralajmëruar se shumë shpejt Thaçi do të shkoj në Gjykaten Speciale në kohen kur nuk ishte ngritur aktakuza fare, ka thënë për “Bota Sot” se Hashim Thaçi duhet të jep dorëheqje deshi apo nuk deshi, derisa ka shtuar se në Gjykatën Speciale nuk është dashur të shkoj si president i vendit.

“Dorëheqja do të ndodhë deshi apo nuk deshi Thaçi. Ne vendin tonë është bërë praktikë e keqe nuk ka dorëheqje dhe nuk presim dorëheqje edhe pse nuk është dashtë të shkoj si president i vendit. Por e kemi ditë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë me dëshirë. Është për të ardh keq se në çfarë gjendje e kanë sjellë vendin. Nuk presim qasje tjetër përveç këto qe i kemi parë për 20 vite besoj janë të qarta” ka thënë Drita Millaku për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat