Inspektorati i Punës për të dytën herë konfirmon që Nijazi Thaçi ishte shkarkuar kundërligjshëm nga qeveria Kurti

Aktuale

Inspektorati i Punës për të dytën herë konfirmon që Nijazi Thaçi ishte shkarkuar kundërligjshëm nga qeveria Kurti

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:16
Nijazi Thaci

Inspektorati i Punës për herë të dytë ka rikonfirmuar se Nijazi Thaçi është larguar në mënyrë të kundërligjshme nga pozita e Drejtorit të KEK-ut.

Një vendim i dytë është marrë pas ankesës së Korporatës Energjetike të Kosovës kundër vendimit të parë të Inspektoratit në të cilin kërkohej që Thaçi të rikthehej në pozitën e tij të Drejtorit të KEK-ut.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit në procedurë Korporata Energjetike e Kosovës sh.a me seli në Prishtinë”, thuhet në vendimin e marrë nga Inspektorati.

Thaçi ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohshëm i KEK-ut i cili ishte emëruar nga Qeveria e Albin Kurtit në prill të këtij viti.

Përveç Thaçit ishte shkarkuar edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat