Pasi shkarkoi bordin e Kurtit, Hoti emëron drejtoreshë zyrtaren e LDK’së në Ibër Lepenc

Aktuale

Pasi shkarkoi bordin e Kurtit, Hoti emëron drejtoreshë zyrtaren e LDK’së në Ibër Lepenc

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:48
Foto Dega e LDK-se

Qeveria Hoti ka shkarkuar bordet e përkohshme të katër ndërmarrjeve publike, të cilat ishin emëruar nga Qeveria e Albin Kurti, duke i zëvendësuar ato me drejtorë të rinj.

Në mesin e drejtorëve të rinj të “Ibër Lepencit”, kryeministri Hoti ka emëruar edhe një zyrtare të LDK’së. Bëhet fjalë për Afërdita Llumnicën, e cila është pjesë e degës së parë të LDK’së, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

E kjo nuk është pozita e parë e rëndësishme e Llumnicës në LDK. Më 31 tetor 2016 edhe Ismet Beqiri kishte njoftuar për një post tjetër të saj brenda partisë, ku u zgjedh kryetare e Forumit të Grave të LDK-së.

Afërdita Llumnica është njëra nga katër drejtorë e këtij bordi, ndërsa kryesuese do të jetë Marigona Hamdija, e drejtorë do të jenë edhe Enver Rrustemi dhe Dejan Radojkovi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat