Orlando: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për të varrosur viktimat, mos të vjen puna njëjtë në Kosovë - Bota Sot
Orlando: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për të varrosur viktimat, mos të vjen puna njëjtë në Kosovë

Aktuale

Orlando: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për të varrosur viktimat, mos të vjen puna njëjtë në Kosovë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:19
Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur pas gjendjes së rënduar në Kosovë si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar.

Oralando thotë se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve e mohojnë dhe minimizojnë rrezikun e virusit.

Teksa ka folur për këtë, diplomati italian ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit për varrosjen e numrit të madh të viktimave.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata”, ka shkruar Orlando.

Ai tutje thotë se një gjë e tillë mund të evitohet.

“Mbani maskën, distancën, lani duart”, ka përfunduar ai.

Twitter

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat