Pacolli: Kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet menjëherë të ikën edhe nga kryeministria - Bota Sot
Pacolli: Kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet menjëherë të ikën edhe nga kryeministria

Aktuale

Pacolli: Kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet menjëherë të ikën edhe nga kryeministria

Nga: E.B Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:58
Avdullah Hoti

Deputetja nga rradhët e VV, Fitore Pacolli, ka shkruar se çdo ditë po dëshmohet se kjo qeveri është qeveri koti.

Pacolli ka thënë se Hoti është bërë kryeministër duke uzurpuar institucionet e qeverisë, shkruan “Bota Sot”.

Ajo ka vazhduar akuzat duke thënë se tani kryeministri ka ikur edhe nga përgjegjësia mbi menaxhimin dhe kontrollimin e çerdheve private.

Postimi i plotë:

Çdo ditë me vendimet e tij ad hoc po dëshmon se qeveria e tij është qeveri koti. U bë kryeministër duke uzurpuar institucionet qeverisëse të shtetit por nuk po arrin dot t'i udhëheq ato. Për të ruajtur pak fytyrë, nëse i ka mbetur ende, ka filluar të ikën përgjegjësive e detyrave që kanë peshë.

Tha unë jam kryeministri dhe udhëheqi me dialogun. Pak ditë pas u tërhoq dhe vendosi në krye një marionetë të Thaçit që vepron sipas urdhërave të Vuqiçit.

Tani paska ikur edhe nga përgjegjësia që ka mbi menaxhimin dhe kontrollimin e çerdheve private. Këtë përgjegjësi ua ka lënë komunave që në rast se ndodh përhapja e virusit në ndonjë çerdhe përgjegjësia të bie mbi komunat e jo mbi qeverinë. E nëse nuk ka ndojnë shpërthim të pandemisë ngutet e i merr meritat.

Si mund një komunë të marr këtë përgjegjësi kur nuk ka asnjë kompetencë në hapjen/mbylljen, mbikëqyrjen, regjistrimin dhe licencimin e tyre?!

kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet menjëherë të ikën edhe nga Kryeministria.

Tha unë jam kryeministër... ndërsa ne kemi nevojë më shumë se kurrë për një KRYEMINISTËR.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat