Rastet e fundit me koronavirus, deputeti i VV-së: Çka nesër, do të numërojmë të infektuarit dhe të vdekurit

Aktuale

Rastet e fundit me koronavirus, deputeti i VV-së: Çka nesër, do të numërojmë të infektuarit dhe të vdekurit

Nga: A. J Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka pas publikimit ë shifrave dhe rasteve me koronavirus ka reaguar përmes një shkrimi në facebbok.

Uka ka shkruar se edhe 13 vdekje në 24 orët e fundit, që na mbajnë në krye të listës së vendeve me vdekshmërinë më të lartë.

Në anën tjetër, apati e pakuptueshme e pseudoqeverisë në raport me menaxhimin e pandemisë.

Postimi i plotë:

Plus 225 raste të reja me Covid-19, për të rikonfirmuar një trend shqetësues të përhapjes së infeksionit në Kosovë.

Edhe 13 vdekje në 24 orët e fundit, që na mbajnë në krye të listës së vendeve me vdekshmërinë më të lartë.

Në anën tjetër, apati e pakuptueshme e pseudoqeverisë në raport me menaxhimin e pandemisë.

Pa plan konkret e pa ide.

Masa që nuk respektohen e rrjedhimisht nuk japin rezultat.

Dhe, barrën e gjithë kësaj papërgjegjësie e bartin institucionet shëndetësore dhe në veçanti profesionistët tanë shëndetësor.

Çka nesër?

Do të numërojmë të infektuarit dhe të vdekurit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat