Murati: Vonesa e marrjes së 170 eurove nuk mund t’i faturohet Kuvendit, kjo është përgjegjësi e Qeverisë

Aktuale

Murati: Vonesa e marrjes së 170 eurove nuk mund t’i faturohet Kuvendit, kjo është përgjegjësi e Qeverisë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:34
Hekuran Murati

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka thënë se vonesat e Qeverisë për mos ekzekutimin e ndihmës prej 170 eurove për bizneset dhe qytetarët, nuk mund t’i faturohen Kuvendit.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka dy muaj që Qeveria i mashtron qytetarët dhe bizneset me premtime për rimëkëmbje ekonomike.

“Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike deputetët e kanë pranuar tek të enjten e javës që shkoi, teksa po mbahej seanca për rishikimin e buxhetit. Shto këtu edhe faktin që e premtja ishte festë zyrtare, i bie që deputetët efektivisht Projektligjin në fjalë e kanë në dispozicion që nga dita e djeshme.

Andaj tendenca që të manipulohet publiku duke tentuar që faji për zvarritje të hidhet mbi Kuvendin në përgjithësi, e Komisionin për Buxhet në veçanti, kur dihet se ky Projektligj në Kuvend ka kaluar vetëm një ditë pune të plotë prejse ka ardhur, është qëllimkeqe dhe nuk çon askund”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

Sqarim për publikun dhe për mediat
Vonesat e Qeverisë nuk mund t’i faturohen Kuvendit
Faktet janë si vijon:
Ka dy muaj prejse qeveria i mashtron qytetarët dhe bizneset me premtime për rimëkëmbje ekonomike. Pothujase secilën javë dilnin me premtime, të cilat më shume se njëherë rezultuan me qytetarë duke pritur radhë tek zyret e Trustit.
Dhe tani, mllefin e grumbulluar tek qytetarët për këto mashtrime po mundohen ta drejtojnë drejt Kuvendit dhe deputetëve, gjë që nuk përkon me faktet dhe realitetin.
Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike deputetët e kanë pranuar tek të enjten e javës që shkoi, teksa po mbahej seanca për rishikimin e buxhetit. Shto këtu edhe faktin që e premtja ishte festë zyrtare, i bie që deputetët efektivisht Projektligjin në fjalë e kanë në dispozicion që nga dita e djeshme.
Andaj tendeca që të manipulohet publiku duke tentuar që faji për zvarritje të hidhet mbi Kuvendin në përgjithësi, e Komisionin për Buxhet në veçanti, kur dihet se ky Projektligj në Kuvend ka kaluar vetëm një ditë pune të plotë prejse ka ardhur, është qëllimkeqe dhe nuk çon askund.
Mirëpo krejt kjo po bëhet për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga fakti se kjo qeveri jolegjitime ende nuk ka arritur t’i paguajë pagesat prej 170 euro nga Pako Emergjente.
PS. Projektligji anti-covid ka muaj të tërë që është proceduar në Qeveri, dhe tek këtë javë pritet të dalë në seancë – e kjo po, mund të quhet zvarritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat