Veliu takohet me Muhaxherin, bisedojnë për situatën e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e situatës

Aktuale

Veliu takohet me Muhaxherin, bisedojnë për situatën e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e situatës

Nga: A.SH Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:39
Foto nga takimi

Ministri i Brendsgëm, Agim Veliu, është takuar me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se me Muhaxherin kanë biseduar për situatën e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate.

Postimi në Facebook:

Sot prita në takim kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, me të cilin diskutuam për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, me theks në situatën e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate mjaft të vështirë dhe të ndjeshme për vendin tonë.

Njoftova kryetarin Muhaxheri për takimin e fundit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), në të cilin, pos tjerash, u kërkua edhe rikthimi në funksion të plotë i shtabeve emergjente komunale, të cilat gjithsesi se duhet të udhëhiqen dhe koordinohen nga kryetarët e komunave.

Në këtë takim diskutuam po ashtu edhe në lidhje me funksionalizimin e Ligjit mbi Zyrtarët Publik, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e me qëllim të mundësimit sa më të shpejtë të rekrutimit të stafit sipas nevojave të institucioneve përkatëse.

Premtova përshpejtimin e materializimit të dispozitave të këtij ligji sa më shpejtë që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat