MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt

Aktuale

MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 17:00
Foto Ilustrim

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar sot ashpër pas vendimit për shfuqizim të udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave.

Në një reagim të OFK-së, thuhet se kjo është e turpshme aq sa edhe kriminale. Madje ata kanë kërkuar edhe largimin e ministrit Armend Zemaj.

“Shfuqizimi i udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Ministër Zemaj po e turpëron veten dhe familjen tënde e popullin po varfëron, IK sa më parë! OFK do të thërrasë këshillin drejtues dhe do të këshillohet edhe me Kuvendin e OFK-së për veprimet që do të ndërmerren”, thuhet në reagimin e OFK-së.

Nga vendimi i Komisionit të ankesave, thuhet se “Shfuqizohet Udhëzimi Administrativ Nr.02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicianle.

Obligohet Sekretari i Përgjithshëm të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hartimin e Koncept dokumentit për Rregullimin e çmimit të produkteve medicianle dhe caktimin e marzhave për produktet medicinale dhe pajisje medicinale. Obligohet Departamenti Ligjor të ndërmerrë veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”.

Tutje në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se “bazuar në raportin e datës 9 qershor të vitit 2020 të Komisionit të ankesave për shqyrtimin e ankesave të qarkulluesve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicinale në Republikën e Kosovës, mes tjerash ky Komision ka konstatuar që dispozitat e këtij akti nënligjor kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve dhe në mungesë të listave zyrtare të cilat janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e çmimeve”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat