Deputeti i LVV-së: Kryeministri Hoti rrezikoi jetën e qytetarëve

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Kryeministri Hoti rrezikoi jetën e qytetarëve

Nga: E.R Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:01
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai thotë se nuk ka simptoma përveç kollës së lehtë ndërsa njofton se në dy javët e ardhshme do punojë nga shtëpia.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për një prononcim për ‘’Bota sot’’, ka reaguar për Kryeministrin Hoti duke thënë se në momentin kur e bën testin sipas rregullave të IKSHPK-së, detyrimisht duhesh të izolohesh.

Ai ka thënë se Hoti nuk është izoluar dhe ka zhvilluar takime me grupe të ndryshme të interesit dhe në mesditë ka lajmëruar që është infektuar me Covid-19.

‘’Në momentin kur e bën testin sipas rregullave të IKSHPK-së, detyrimisht duhesh të izolohesh. Z. Hoti, nuk u izolua, vizitoi komunën e Sharrit, zhvilloi takime me grupe të ndryshme të interesit. Në mesditë lajmëroi që është i infektuar me COVID-19’’, është shprehur Rexhaj.

Rexhaj ka thënë se një kryeministër i përgjegjshëm nuk duhej të kishte aktivitet atë ditë, sepse kështu ai ka rrezikuar shëndetin e të gjithë atyre që i takoi.

Gjithashtu ka thënë se Hoti është i papërgjegjshëm që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vend se ta mbrojë atë.

‘’Një kryeministër i përgjegjshëm nuk duhej të kishte aktivitet atë ditë, sepse kështu rrezikoi shëndetin e të gjithë atyre që i takoi. Prandaj z. Hoti pos është kryeministër ilegal, është edhe i papërgjegjshëm që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vend se ta mbroj atë’’, ka thënë ai.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë Hotit, duke thënë se të këndellet dhe vullnetin t’ia dorëzoj qytetarit që të kemi një kryeministër që buron nga vota e sovranit dhe i cili nuk e rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Po ashtu ka shtuar se Qeverisja në Kosovë ka treguar që është analfabet i menaxhimit, prandaj rruga e vetme që iu ka mbetur të dorëhiqen në mënyrë që të kemi qeveri të votuar nga qytetarët.

‘’I uroj shërim të shpejtë, po ashtu uroj të këndellet dhe vullnetin t'ia dorëzoj qytetarit, që të kemi sa më shpejtë një kryeministër që buron nga vota e sovranit dhe i cili nuk e rrezikon shëndetin e qytetarëve. Qeverisja në Kosovë ka treguar që është analfabet i menaxhimit të pandemisë, prandaj rruga e vetme që iu ka mbetur të dorëhiqen në mënyrë që të kemi qeveri të votuar nga qytetarët’’, ka përfunduar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat