Haziri: Pata komente të tilla si “veç ky virus mundet me largu Lutën dhe dikush tjetër të fitojë në Gjilan”

Aktuale

Haziri: Pata komente të tilla si “veç ky virus mundet me largu Lutën dhe dikush tjetër të fitojë në Gjilan”

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:54
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka komentuar reagimet e shumta që erdhën pas infektimit të kryeministrit Avdullah Hoti me COVID-19 ku në qendër të vëmendjes ishte ai i Mimoza Kusari-Lilës që kërkoi dorëheqjen e tij.

“Kjo lloj kulture e viteve të fundit për të shfrytëzuar politikisht çdo situatë, pavarësisht çfarë natyre është, deri në personalizim të rasteve për motive politike nuk i bën nder askujt, aq më pak njerëzve si Mimoza Kusari-Lila që është ish-zëvendëskryeministre, ish-ministre dhe deputete tash në listën e Vetëvendosjes ose kryetare e një partie politike që ka qenë në koalicion me LDK-në”.

“T’i thuhet një kryeministri që u përball guximshëm me pandeminë me dalje fizike dhe ballafaqim të drejtpërdrejtë me institucionet që duhet të menaxhojnë situatat emergjente kundër infeksionit që ke gabuar që kë dalë dhe nuk je strukur sikur qindra të tjerë është përtej asaj që është keqshfrytëzuar për motive personale dhe politike”.

Haziri e ka vlerësuar si të duhur reagimin e ashpër të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa karshi deklaratës së deputetes Kusari-Lila.

“Çfarë është bërë boll është bërë boll. Reagimi është në përputhje me vlerësim. Ish-kryeministri që është përballur me natyrën e njëjtë të linçimeve publike të organizuara është lider i partisë politike që është në qeverisje. Isa Mustafa është gardian i demokracisë dhe vlerave të demokracisë. Sulmi ndaj infeksionit të vet Isa Mustafës që nuk është kursyer gjatë kohës së pandemisë, edhe pse e kemi lutur të gjithë për më shumë kujdes. Ishte e turpshme reagimi i atyre që janë bërë ushtarë virtualë ideologjikë ndaj çdo gjëje që ndodh në Kosovë”.

Ai ka thënë se “ushtarët virtualë” e kanë kërkuar edhe infektimin e tij.

“Njëjtë më ka ndodhur edhe mua. Kam lexuar komente të turpshme deri në atë shkallë që kanë thënë se ‘veç ky virus mundet me largu Lutën edhe me dalë dikush tjetër që të fitojë se nuk ka kush e fiton ndryshe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat