Loshi: Ata që më kërcënuan me ‘plumb në ballë’, nuk jetojnë më

Aktuale

Loshi: Ata që më kërcënuan me ‘plumb në ballë’, nuk jetojnë më

Nga: D.B. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:54
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se njerëzit që kërcënojnë se do të ju japin plumbin në ballë, zakonisht vdesin para juve.

Sipas tij, deri më tani së paku tre vetë të cilët e kanë kërcënuar me një gjuhë të tillë, nuk jetojnë më.

“Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jeni të kujdesshëm, sepse ata kur kërcënohen e kanë me gjithë mend, nuk tallën me juve. Mirëpo, zakonisht ju nuk jeni i vetmi në listën e tyre”.

Postimi i plotë:

Njerëzit që ju kërcënojnë se do të ju japin plumbin në ballë, zakonisht po vdisnin para juve. Deri më tash së paku tre vetë që më kanë kërcënuar me një gjuhë të tillë, nuk jetojnë më. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jeni të kujdesshëm, sepse ata kur kërcënohen e kanë me gjithë mend, nuk tallën me juve. Mirëpo, zakonisht ju nuk jeni i vetmi në listën e tyre. Madje, nuk përjashtohet mundësia që në atë listë ta kanë edhe veten e tyre. Keni durim! Ata ose do të vriten nga dikush tjetër, ose do ta vrasin veten e tyre!

Kërkoj falje nëse ua kam prishur ditën me këtë postim. Edhe unë dëshiroj të flasim vetëm për gjera të bukura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat