Ramush Haradinaj tregon se çfarë raportesh ka me Hashim Thaçin - Bota Sot
Ramush Haradinaj tregon se çfarë raportesh ka me Hashim Thaçin

Aktuale

Ramush Haradinaj tregon se çfarë raportesh ka me Hashim Thaçin

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:27
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Shumë korrekte i kemi raportet”, është shprehur Haradinaj.

“Komunikojmë rregullisht”, ka shtuar ish-kryeministri i Kosovës.

“I kemi pasur thyerjet tona, rreth taksës, rreth diskutimit të kufijve. Në shumë tema kemi gjetur gjuhë të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK’së ka folur edhe për përballjen e Thaçit me Gjykatën Speciale.

“E shoh gjendjen që po kalon ai dhe Kosova jo të lehtë për Kosovën. Nuk është koha që ne si shqiptarë të biem nga provimi”, ka thënë ai.

“Nuk po shkon Thaçi si konkurrent politik në Hagë, por si udhëheqës i UÇK’së. UÇK është themeli i lirisë sonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat