Policia jep sqarime në lidhje me arrestimin e taksistit

Aktuale

Policia jep sqarime në lidhje me arrestimin e taksistit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:30
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia në Prishtinë ka dhënë sqarime në lidhje me arrestimin e taksistit që u ndalua rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KosovaPress-it se i ndaluari me udhëzim të prokurorit kujdestar është gjobitur për mospërfillje të urdhrave të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në lagjen ‘Dardania’. Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave te ligjshëm”, tha ajo.

Gjatë momentit të arrestimit, në videot e siguruara nga KosovaPress, taksisti i dëgjohet policisë se “kujt ti motrën” dhe se “do të paraqesë në Inspektorat”, ndërsa dëshmitarët e kësaj ngjarje thanë se policët kanë përdorur gjuhë ofenduese.

Në lidhej me këtë, Ahmeti tha se kjo çështje i takon Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qellim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit. Në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor, është kompetencë e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”, përfundoi ajo.

***

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 01:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë një person që duket se punon si taksist në një nga kompanitë që operon në kryeqytet.

Në videon e arrestimit që ka siguruar KosovaPress, i arrestuari dëgjohet gjatë gjithë kohës duke i thënë policëve se “kujt ti motrën” dhe se “do të dërgojë në Inspektorat (Policor)”.

Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje, banorët e kësaj rruge, thonë se policët kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj të arrestuarit çka ka ngjallur edhe reagimin e këtij të fundit.

Pas arrestimit, ka ardhur edhe mjeti i veçantë për të larguar automjetin që shërbente si taksi.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Policinë në Prishtinë për të kuptuar arsyet që kanë çuar deri në arrestimin e personit, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat