Skandaloze: Zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës zihet duke kryer marrëdhënie seksuale në një Motel, ishte me uniformë dhe në orar të punës

Aktuale

Skandaloze: Zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës zihet duke kryer marrëdhënie seksuale në një Motel, ishte me uniformë dhe në orar të punës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:13
Foto Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit.

Sh.K. (emër i njohur për redaksinë), është kapur nga Inspektoriati Policor, në një nga motelet e Prizrenit, duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burime të Gazeta "Bota Sot", bëjnë të ditur se në momentin kur zyrtari policor kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale, kishte qenë në detyrë zyrtare, madje edhe me uniformë.

Burimi në fjalë ka thenë  se Inspektoriati Policor e ka kapë në flagrancë eprorin e lartë me iniciale Sh. K. nxinet në befasi në një Motel gjatë orarit zyrtar.

Kapiteni ishte në plan operativ dhe në uniformë është kapur në një hotel të Prizrenit dje rreth ores 17.00. Ja si e bejnë planin operativ eprorët e Prizrenit, është suspenduar mënjeherë, skandalet në Policinë e Prizrenit nuk kanë të ndalur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat