Zemaj njofton MSH se do të financojë shkollimin specialistik të kandidatëve të ardhur nga Lugina - Bota Sot
Zemaj njofton MSH se do të financojë shkollimin specialistik të kandidatëve të ardhur nga Lugina

Aktuale

Zemaj njofton MSH se do të financojë shkollimin specialistik të kandidatëve të ardhur nga Lugina

Nga: E.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:25
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbështetja për Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë.

Zemaj ka thënë se qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik, shkruan “Bota Sot”.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Postimi i plotë:

Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë.

#QeveriaHoti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat