I vdiq kushërira në rezonancë magnetike, reagon Haxhiu i PDK-së

Aktuale

I vdiq kushërira në rezonancë magnetike, reagon Haxhiu i PDK-së

Nga: A. J Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:05
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili është edhe i afërt i vajzës që dje vdiq gjatë një ekzaminimi në një klinikë private ka reaguar përmes një shkrimi në facebook.

Haxhiu ka shkruar se është e dhimbshme vdekja e vogëlushes 7-të vjeçare Tuana Haxhiu, dhe se ka kërkuar që në kohen kur spitalet janë të mbushura më pacientë me COVID-19 edhe pacientët e tjerë duhet të trajtohen ndërgjegjshëm.

Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndërgjegje dhe vetëdijesim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë̈ që bartin.

Postimi i plotë:

E dhimbshme vdekja e vogëlushes 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.

Sot kur spitalet tona janë̄ të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë̈ dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë.

Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.

Edhe prindërit e Tuanes, kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.

Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.

Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotërojë̈ në sektorin publik dhe privat.

Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.

Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!

Me dhimbje

Bekim Haxhiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat