Skender Hyseni nuk u takua me Grenellin, vjen reagimi nga deputeti i VV-së

Aktuale

Skender Hyseni nuk u takua me Grenellin, vjen reagimi nga deputeti i VV-së

Nga: A. J Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:37
Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha ka reaguar pasi u bë e ditur se koordinatori për dialog Skender Hyseni ka shkuar në Amerikë por vetëm ka biseduar përmes telefonit me Richard Grenell.

Basha ka shkruar me ironi se dikush duhet ti tregoj Skender Hysenit se nuk ka pasë nevojë të shkoj deri në Amerikë sepse ka mundur ta thërras edhe nga Kosova. Ai ka shkruar se Hyseni është i programum që hala më komuniku me telegrama.

Postimi i plotë:

Kish shku Skënder Hyseni në Amerikë me fol në telefon me Grenellin. Thanë kish shku t’u lyp kabina me thirr me pare.

Tregoni dikush këtij “centrallës të UNESCO-së” se tash mundesh me thirr direkt edhe prej Kosovës, se ky hala është i programum me komuniku me telegrama.

A Grenelli kish thanë veq kohë s’po kam m’u marrë me Kosovën, përndryshe i kish met pikë që s’un e kish taku Skendën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat