Dedushaj: Fakte historike-shqiptaro amerikanet dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Dedushaj: Fakte historike-shqiptaro amerikanet dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nga: D.B. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:12
Naim Dedushaj,Robert Dole dhe Ibrahim Rugova

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, dr. Naim Dedushaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se falë këtij përkushtimi është arrit që shumë kongresist, Senator, president e personalitete të larta të politikës shtetërore amerikane, të jenë në përkrahje të Kosovës në vitet e 80-ta dhe në vazhdimësi.

Dedashaj ka thënë se z.Dole është një hero për shqiptarët, për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës.

Postimi i plotë:

Fakte historike-shqiptaro amerikanet dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Falë këtij përkushtimi është arrit qe shume kongresist ,Senator, president e personalitete të larta të politikes shtetërorë amerikane, të jenë në përkrahje të Kosovës në vitet e 80-ta dhe në vazhdimësi.

Senatori Robert Dole (Bob Dole) Pjesa 3

Hero për shqiptarët

Zoti Dole është një hero për shqiptarët për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës.

Për këtë arsye, Xhim Xhema, një biznesmen dhe veprimtar i kahershëm shqiptaro-amerikan dhe mik i zotit Dole, që e ndihmoi edhe gjatë fushatës presidenciale vlerësoi larte senatorin Dole “Senatori Dole, nuk është vetëm një hero amerikan, por një hero i madh shqiptar, një shqiptar i madh. Ai na shpëtoi dy herë. Kur filloi lufta dhe Serbia na përzuri nga shtëpitë tona. Më pas ishte personi kryesor që e bindi Senatin të mbështeste Bill Clintonin që të ndërhynte kundër ish-Jugsllavisë, atëherë Serbia.”

Por ai shton se angazhimi i tij ishte instrumental edhe më pas, duke thënë se ishte ai që e bindi ish-Presidentin Bush që të mbështeste pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Senatorin amerikan Robert Dole, e kishte nominuar ambasador nderi te Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës .

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e kishte dekoruar senatorin Dole me Medaljen e Artë të Lirisë, me rastin e pesë-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë .

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani nderoi ish-Senatorin Dole me dekoratën më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahësin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.

Image
foto 1.
Imagefoto 2.
Image
foto 3.
Image
foto 4.

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat