Ish-ambasadori amerikan kritikoi ashpër Grenellin, reagon Vetëvendosje

Aktuale

Ish-ambasadori amerikan kritikoi ashpër Grenellin, reagon Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:17
Vetëvendosje

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, e ka kritikuar ashpër të dërguarin amerikan për dialogu Kosovë-Serbi Richard Grenell, duke e akuzuar atë se po i dëmton interesat e SHBA-së.

“Absolutisht është koha për të hequr qafe shitjen e posteve të ambasadorëve për donatorët politikë dhe miqtë presidencialë. Të paditurit (budallenjtë) si Grenell (Gjermani) dhe Gunter (Islandë) dhe shumë të tjerë më shumë i dëmtojnë interesat e SHBA-ve se sa që i promovojnë ato”, ka shkruar Delawie.

Këtë deklaratë të tij, e ka komentuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi. Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë sevile, përcjell Bota sot.

Sipas tij, VV-në e larguan nga pushteti, ata që donin vazhdimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Zaimi ka thënë se ata që e larguan VV-në nga pushteti mbajnë përgjegjësi për krizën shëndetësore dhe ekonomike, "edhe pse janë aq egoistë sa që nuk u ha palla bash për askënd".

Reagimi i tij:

Kështu shprehet ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, për të dërguarin e posaçëm, Ric Grenell.

Vetëvendosja nuk ka qenë servile as e njërit as e tjetrit. Përkundrazi vazhdimisht ka ecur përpara duke kërkuar më të mirën për vendin e vet, drejtësi në raportet ndërkombëtare, dhe thellim të aleancës me ShBA. Ambasadorët shkojnë e vijnë, jemi ne që mbetemi këtu, dhe vuajmë pasojat e qeverisjes së forcave që pasi kanë prodhuar injorancë masive për dekada me radhë, akuzojnë popullin pse nuk beson te virusi.

Vetëvendosjen e larguan nga pushteti, pikërisht ata që donin vazhdimin e korrupsionit dhe nepotizmit, sundimit me miq e familjarë të Kosovës, fenomen i cili, thotë Delawie, e rrezikon edhe Amerikën e madhe, e lëre më Kosovën e vogël. Ata shqiptarë që e larguan Vetëvendosjen padrejtësisht, mbajnë përgjegjësi për krizën shëndetësore dhe ekonomike, edhe pse janë aq egoistë sa që nuk u ha palla bash për askënd.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat