Mbi 600 persona po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Aktuale

Mbi 600 persona po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHKSUK) ka njoftuar se 626 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet e tjera rajonale në vend.

SHSKUK-ja përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se 14 pacientë janë në respiratorë, 35 me CPAP dhe 389 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 218 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 156 persona të tjerë nga virusi COVID-19.

Image

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat