Ministri i Nisma-s: Dialogu s’mund ta prish koalicionin me LDK-në e AAK-në

Aktuale

Ministri i Nisma-s: Dialogu s’mund ta prish koalicionin me LDK-në e AAK-në

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:23
Vesel Krasniqi

Ministri i Nisma-s, Vesel Krasniqi i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, mbrëmë në televizionin publik, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

“Edhe nga e kaluara edhe tash është shumë normale qoftë nga këndi i opozitës, qoftë edhe brenda koalicionit mund të ketë zëra, mund të ketë mospajtime dhe janë krejtësisht normale. Nuk ka diçka që mund ta prish koalicionin. E ka ngritur një shqetësim sigurisht për shkak që ne jemi në procesin e një dialogu teknik mirëpo ne kërkojmë që të kemi një proces të dialogut përfundimtar ku do të rrumbullakoheshin të gjitha ato marrëveshje të cilat janë nënshkruar në të kaluarën”, ka thënë Krasniq.

Krasniqi theksoi se Nisma është për marrëveshje finale me Serbinë dhe jo më për dialog teknik.

“Edhe ne si Nisma dhe lideri ynë Fatmir Limaj ka konsideruar dhe ka thënë që ne nuk pajtohemi që të kthehemi mbrapa dhe të bëjmë një dialog teknik sepse në këtë rast do të favorizohej vetëm Serbia dhe sigurisht ne nga e kaluara e hidhur në marrëveshjet e arritura me Serbinë e dimë mirë që pjesa dërmuese e tyre nuk janë zbatuar dhe në këtë rast ka përfituar vetëm Serbia në raport me BE-në”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat