Palmer: SHBA-ja e mbështet Gjykatën Speciale, ajo shpërbëhet pasi ta përmbushë misionin

Aktuale

Palmer: SHBA-ja e mbështet Gjykatën Speciale, ajo shpërbëhet pasi ta përmbushë misionin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:22
Matthew Palmer

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale

Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin punën e Gjykatës Speciale dhe ka specifikuar se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me këtë institucion.

Ai tutje ka thënë se Gjykata Speciale përfundimisht do të shpërbëhet pasi të ketë përmbushur misionin për të cilin është krijuar.

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”, ka thënë Palmer.

Në Kosovë, diskutimet rreth Gjykatës Speciale janë riaktivizuar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Hagës për aktakuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Shumëkush njoftimin e Prokurorisë e ka cilësuar si një veprim politik, meqë në momentin e publikimit, Hashim Thaçi, ishte duke udhëtuar drejt Uashingtonit për takim në Shtëpinë e Bardhë.

Edi Rama e ka cilësuar si fletërrufe, derisa veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar një iniciativë për mosvazhdimin e mandatit të Speciales. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat