Abdullahu: Qeverisë Hoti i duhet guximi, por nuk e ka

Aktuale

Abdullahu: Qeverisë Hoti i duhet guximi, por nuk e ka

Nga: A. J Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:31
Faton Abdullahu

Dialogu mes Kosovës e Serbisë ka marr kahje tjetër pas ngritjes se aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Thaçi dhe pas emërimit të Skender ysenitHysenit si koordinator pwr dialogHyHysenit si koordinator për dialog.

Njohësi i çështjeve politike Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook ka treguar se si duhet të veproj Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë dhe çfarë saktësisht duhet të kërkoj.

Abdullahu ka shkruar se Qeverisë Hoti i duhet UNITETI për dialog, por nuk e ka. Ajo i mungon jo vetme pse nuk është opozita me te, por edhe pse partnerët po i bëjnë vërejtje të mëdha për këtë çështje.

Qeverisë Hoti i duhet GUXIMI, por nuk e ka. Ajo i mungon, dhe determinohet edhe nga fakti se është Qeveri minore, me shumicën shqiptare jashtë, jo unike, dhe vuan nga mirëkuptimi i tepruar, sidomos në raport me Brukselin.

Postimi i plotë:

 

1) Qeverisë Hoti i duhet UNITETI për dialog, por nuk e ka. Ajo i mungon jo vetmë pse nuk është opozita me te, por edhe pse partnerët po i bëjnë vrejtje të mëdha për këtë çështje.

2) Qeverisë Hoti i duhet GUXIMI, por nuk e ka. Ajo i mungon, dhe determinohet edhe nga fakti se është Qeveri minore, me shumicën shqiptare jashtë, jo unike, dhe vuan nga mirëkuptimi i tepruar, sidomos në raport me Brukselin.

3) Qeveria Hoti thotë se sa i përtket dialogut i koordinon të gjitha veprimet me SHBA-t, por përkundër dëshirës për këtë, ende nuk ka mundur ta bind askend se ka koordinim të tillë, posaçërisht jo partenrët në Qeveri.

4) Shkaurjen e koordinatorit shtetëror Hyseni në Uashigton duhet parë si përpjekje edhe të vonuar, edhe të brishtë të Qeverisë Hoti, për ta rikthyer Kosovën në agjendën e Uashingtonit zyrtarë.

5) Shkaurjen e koordinatorit Hyseni në Uashigton, duhet parë gjithashtu si përpjekje për t'i amortizuar të gjithë ata zëra kundërshtues që me të drejtë ja zënë për të madhe Qeverisë Hoti se dialogu vetëm në Bruksel pa involvim te SHBA-s është i kotë.

 

6) Qeveria Hoti është dashur që në fillim të jetë shumë kritike për faktin pse nuk është e përfshirë në Bruksel edhe SHBA-ja drejtëpërsëdrejti dhe shumë, dhe me ngulm ta kërkoj një gjë të tillë.

 

7) Qeveria Hoti e ka të qartë se dialogu në Bruksel pa SHBA-t është humbje kohe, por asaj i ka konvenuar dialogu në Bruksel, sidomos në fillim, sepse atë që nuk e kishte sa e si duhet brenda vendit, sidomos legjitimitetin dhe faktorizimin, mundohej ta kompenzonte jashtë vendit, me takime në Bruksel dhe Paris.

 

8) Ende nuk është vonë që Kryemionistri Hoti apo koordinatori Hyseni në Bruksel të ngreh zërin në shenjë proteste, dhe me tone revolte, ta shprehin pakënaqësinë ndaj propozim aktakuzës së Gjykatës Speciale, sepse ajo ka dëmtuar vlerat e luftës dhe imazhin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat