Vjosa Osmani blen tokë 100.000 euro në kohë pandemie, reagon Kimete Berisha

Aktuale

Vjosa Osmani blen tokë 100.000 euro në kohë pandemie, reagon Kimete Berisha

Nga: D.RR Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:30
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar pas lajmit te publikimit të pasurisë së Vjosa Osmanit, e cila këtë vit ka blerë tokë në vlerë 100.000 euro.

“'There is new sheriff in town, sivjet e paska blé një copë tokë 100,000 €. Në kohë pandemie i ka ra n'mend me shku me ble tokë me maskë. Tamam sherife modeste. Prijëse e kamur e fiseve primitive”, ka shkruar Berisha.

Ajo tutje është shprehur e frustuar me veprimin e kryeparlametares, që në kohë krize ekonomike të pandemisë, ka blerë tokë në atë shumë.

Postimi i saj i plotë:

'There is new sheriff in town, sivjet e paska blé një copë tokë 100,000 €.

Në kohë pandemie i ka ra n'mend me shku me ble tokë me maskë.

Tamam sherife modeste. Prijëse e kamur e fiseve primitive.

Prandaj, bota perendimore e ka pá kush jemi ne, llaskuçë e grabitçarë, një vend që u çliru nga armiku për me 'vra veten', dhe prandaj perendimi po pendohet që na ka çliru dhe është duke na braktis.

Merkel nuk blen tokë 100 mijë £ në kohë krize globale e sherifja blen.
Pse nddh kjo? Qysh shpenzon njeriu normal në kohē varfërimi global?
Sepse as që e sheh si krizë, sepse e sheh veç veten, nuk sheh larg hundës së saj.

Prej se u çliru Kosova, pushtetet e kanë plaçkit vendin.
Si me qenë pushtuese.

Pushtuesi serb na ka vra, pushtuesit shqiparë na kanë lënë pa bukë e pa të ardhme.

Na kanë çliru nga kriminelët serbë për të na 'vrarë' vetë.

Qysh u bënë kaq të pasur politikanët e shtetit më të varfër në Evropë.

Tjetra snobe, ministra e jashtme, me orë dore 11 mijë £.

E kërditshme. Fukarallëk i madh shpirtnor.

P.S. Shumë jam nervozu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat