Deklarohet deputetja e VV-së pas mocionit ndaj qeverisë Hoti

Aktuale

Deklarohet deputetja e VV-së pas mocionit ndaj qeverisë Hoti

Nga: M.H Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:17
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me mocionin e iniciuar nga LVV.

Nagavci shprehët që më e mira për vendin do të ishte që kjo qeveri të shkojë duke marrë parasysh edhe dështimet për të përmbushur përgjegjësitë institucionlë dhe shtetërorë për mirëqenien e qytetaëve, transmeton “Bota sot”.

Tutje nagavci ftonë të gjithë deputetët e Kuvendit ta mbështetin nismën e VV-së.

Postimi i plotë

Për të mirën e vendit, kjo Qeveri duhet të shkojë.

Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi dhe dështimin e gjithanshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përmbushur përgjegjësitë institucionale dhe
shtetërore në mbrojtje të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve, mbrojtjen e interesave shtetërore,integritetit e subjektivitetit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka ndërmarrë nismën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarët e Republikës dhe Kosova si shtet kanë nevojë imediate që të kenë një qeveri legjitime, të përgjegjshme dhe të përkushtuar për të mbrojtur shëndetin publik, rimëkëmbur ekonominë, për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga qeverisja aktuale, rikthimin e sjelljes shtetërore me integritet e dinjitet në raportet e jashtme.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë politike e kushtetuese për t’i mundësuar qytetarëve një qeverisje efikase, legjitime e të mirëfilltë, andaj ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mbështesin nismën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat