Ekziston mundësia që AAK-ja, NISMA e PDK-ja ta votojnë mocionin për rrëzimin e Hotit, ja kush e thotë?

Aktuale

Ekziston mundësia që AAK-ja, NISMA e PDK-ja ta votojnë mocionin për rrëzimin e Hotit, ja kush e thotë?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:17
Haradinaj, Veseli, Limaj

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se përçarja mes AAK-së dhe LDK-së, pas emërimit të Skënder Hysenit si koordinator nacional për dialogun, dhe mos koordinimi i LDK-së me partnerët e koalicionit për tema të mëdha, mund të ndikojë që këta të fundit të votojnë mocionin e ngritur gjatë ditës së sotme nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Demhasaj thotë se një ndër arsyet e tjera që mund të shtyejnë AAK-në dhe NISMA-n të ndërmarrin këtë hap, është edhe zgjedhja e presidentit të ri.

“Është vërejtë një sistem i përçarjes e kjo ka ndodhë për shkak të emërimit të Hysenit si koordinator nacional, pa u konsultuar Hoti me partnerët e koalicionit dhe prapa kësaj është edhe zgjedhja e presidentit të ri dhe kjo mundet me ndiku që një mocion i ngritur nga VV-ja të përkrahet edhe nga NISMA E AAK-ja”, thotë Demhasaj.

Tutje Demhasaj thotë se nuk përjashtohet mundësia që edhe një pjesë e PDK-së ta votojnë këtë mocion.

“Kjo ndodh edhe si presion ndaj LDK-së. Veq VV-ja me NISMA-n, si kanë votat për rrëzimin e qeverisë, por nuk përjashtohet mundësia që edhe një pjesë e PDK-së me e votu mocionin”.

Demhasaj thotë se Haradinaj ka të drejtë të “hatërohet” me Mustafën e Hotin, pasi që ky i fundit ka bërë veprime pa mos u konsultuar me partnerët e qeverisë së tij.

“Qeveria e kaluar ka ra si pasojë e disa vendimeve që Kurti i ka marrë pa u konsultu me Hotin”.

“Në anën tjetër është Hoti që e ka emëru Skender Hysenin si koordinator, Haradinaj këtu ka të drejtë të mbajë hatër, pasi LDK-ja është dashtë që të koordinohet me partnerët e koalicionit në këtë aspekt”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha se AAK-ja beson se koaliconi me LDK-në dhe NISMA-n, do të vazhdojë edhe më tutje.

“Normal që ne i kemi pasë vërejtjet tona sa i përket dialogut mendoj që koalicioni vazhdon me punu unë besoj që në të ardhmen do jemi më mirë të koordinuar, çështja e mocionit, opozita e ka synim me rrëzu si qeverinë dhe është demokratike, ne si AAK nëse respektohen ato që janë pjesë e marrëveshjes ne vazhdojm të jemi aty”, tha Selmanaj.

Selmanaj tutje thotë se LDK-ja duhet të reflektojë karshi shqetësimeve të AAK-së.

“Shpresoj që partneri ynë në qeveri do të reflekëtojë në ato që ne i kemi shprehë si shqetësime dhe unë dua të besoj që ky koalicion do të vazhdojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat