Kjo është pasuria e ish-kryeministrit Albin Kurti

Aktuale

Kjo është pasuria e ish-kryeministrit Albin Kurti

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 15:44
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti Korrupsion më 3 mars 2020, një muaj pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Në të dhënat që ka deponuar ish-kryeministri Albin Kurti në AKK, figuron apartamenti i blerë i bashkëshortes në vlerë 400 mijë euro.

Para të gatshme kreu i VV’së ka deklaruar se posedon 934 euro e 38 cent kurse 9 mijë e 650 euro e 39 cent para të gatshme ka bashkëshortja e tij në Oslo të Norvegjisë.

Ish-kryeministri Albin Kurti detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik nuk ka deklaruar asnjë shumë, ndërkaq bashkëshortja e tij ka kredi në vlerë prej 242,224.83 euro në Norvegji për blerje apartamenti.

Të hyra vjetori Kurti ka deklaruar 19.040.78 euro nga Kuvendi i Kosovës kurse bashkëshortja ka pagë 46 mijë e 990 euro në shtetin norvegjez.

Në të dhëna të tjera, Albin Kurti ka sqaruar se jeton në apartament me qira. Marrjen e detyrës si kryeministër i Republikës së Kosovës e ka pranuar me datën 04 shkurt, 2020, paga mujore e kësaj pozite është 1,443.20 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat