VV i ka mbledhur 31 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë, ja edhe sa i duhen për thirrje të seancës

Aktuale

VV i ka mbledhur 31 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë, ja edhe sa i duhen për thirrje të seancës

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:54
Lëvizja Vetëvendosje

Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka numëruar edhe njëherë argumentet të cilat sipas saj tregojnë se kjo qeveri duhet të shkojë.

Në T7, Nagavci ka thënë se gjendja është shqetësuese, dhe Qeveria aktuale po e dërgon vendin drejt një katastrofe.

“Ne kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve, 31 i kemi na nevojiten edhe 9 për të thirrur seancën e Kuvendit, derisa duhen gjithsejtë 61 për të kaluar ky mocion” ka thënë Nagavci.

Sipas Nagavcit  dy nga votat që formuan Qeverinë, janë të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat