Deputet i Vetëvendosjes Artan Abrashi përmes një postimi në facebok ka thënë se rrëzimi i kësaj qeverie nuk po bëhet përkundër pandemisë, por pikërisht për të.
Ai ka thënë se disa kanë krahasuar rrëzimin e qeverisë me mocionin e VV-së ndaj kësaj qeverie, edhe pse kjo nuk ka asnjë lidhje.
Postimi i plotë:
Disa kanë krahasuar rrëzimin e qeverisë sonë me këtë mocionin tonë ndaj kësaj qeverie. Nuk ka asnjë lidhje. Madje është përpjekje e kundërt. Teksa këta rrëzuan qeverinë legjitime që po punonte mirë dhe menaxhonte edhe më mirë me pandeminë, ne po duam ta rrëzojmë edhe për faktin që kjo ka kolapsuar me menaxhimin e pandemisë, përveç problemeve tjera. Rrëzimi i kësaj qeverie nuk po bëhet përkundër pandemisë, por pikërisht për të.
#Zgjedhje.