Hyseni: S’jam aq i padijshëm sa të kërkoj takim me Pompeon

Aktuale

Hyseni: S’jam aq i padijshëm sa të kërkoj takim me Pompeon

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:24
Skender Hyseni

Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni i ka quajtur spekulime raportimet se Mike Pompeo nuk e priti ne takim atë në Washington.

Hyseni thotë se as që ka kërkuar takim me të.

‘’Spekulime se Pompeo nuk do ta takojë Hysenin. Po a ka diçka më absurde. Nuk jam aq i padijshëm e as që më mendja të bëj takim me Pompeon. S’kam asnjë interesim të takohem me të, por me njerëzit që punojnë me të’’, ka thënë ai sonte në Rubikon.

‘’Nuk mund të refuzohet diçka që nuk kërkohet", ka deklaruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat