“PDK-ja s’ka diskutuar kurrë për t’iu bashkuar qeverisë Hoti”

Aktuale

“PDK-ja s’ka diskutuar kurrë për t’iu bashkuar qeverisë Hoti”

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:12
PDK

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth zërave për përfshirjen e subjektit që ai përfaqëson në qeverinë e vendit.

Hoxhaj ka mohuar se në PDK është diskutuar për t’iu bashkëngjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate në Qeverinë Hoti.

“Nuk kemi diskutuar fare”, është shprehur Hoxhaj.

“Nuk është shtruar asnjëherë në Kryesi”, ka bërë të ditur ish-ministri i Punëve të Jashtme.

“Është qëndrim i PDK’së që do të qëndrojë në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat