Pas Kosnett, edhe ambasadori gjerman del kundër ligjit për vlerat e UÇK-së

Aktuale

Pas Kosnett, edhe ambasadori gjerman del kundër ligjit për vlerat e UÇK-së

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:20
Jörn Rohde

Edhe një ambasador i rëndësishëm është deklaruar kundër projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka kundërshtuar projektligjin, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, duke thënë se ndan mendimin me homologun e tij amerikan, Philip Kosnett.

Ambasadori amerikan ditë më parë kishte thënë se projektligji “e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës”.

Ndërkaq, Rohde ka shkruar se pajtohet me Kosnettin, teksa ka bërë thirrje për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

“E ndaj mendimin me kolegun tim amerikan për këtë projektligj. Në një shoqëri demokratike, rrallë është ide e mirë që të shtypen diskutimet duke i kufizuar ato nëpërmjet një ligji penal”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat