Zemaj: Jemi në komunikim intensiv për vaksinat kundër Covid-19

Aktuale

Zemaj: Jemi në komunikim intensiv për vaksinat kundër Covid-19

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 00:27
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pret që Kosova të bëhet pjesë e programeve të vaksinimit kundër Covid-19.

Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se Kosova do të aplikojë për aq vaksina sa ka banorë.

“Ne aplikojmë aq sa është numri i banorëve. Do të bëhemi pjesë e këtyre programeve. Jemi në komunikim intensiv”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, për vaksina do të bëhen “marrëveshje përmes institucioneve, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, zyrës së BE’së dhe Komisionit Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat