Tre muaj pasi e mori detyrën, jep dorëheqje u.d. i Drejtorit të Financave në Telekom, ndjehëm i “shokuar, zhgënjyer dhe i poshtëruar”

Aktuale

Tre muaj pasi e mori detyrën, jep dorëheqje u.d. i Drejtorit të Financave në Telekom, ndjehëm i “shokuar, zhgënjyer dhe i poshtëruar”

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 08:23
Foto Ilustrim

Feim Kelmendi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekom, tre muaj pasi mori këtë pozitë,.

 

Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka publikuar një letër njoftuese për dorëheqjen.

Ai ka thënë se është ndier i “shokuar, zhgënjyer dhe i poshtëruar” nga vlerësimi i Bordit të ri të Drejtorëve në këtë ndërmarrje.

Postimi i plotë:

Pasi mundohesh me dhene cdo gje nga vetja per tre muaj me radhe, cdo dite te muajt, deri ne oret e vona te mesnates, aq sa as gjumin nuk e bene si duhet vjen momenti me te vleresu njerze te cilet per te arritur qellimet e tyre mundohen fillimisht t’i denigrojne ato vlera e parime qe i ke kultivu krejt jeten.

Normalisht qe prekjen ne vlerat qe une i konsiderojne te shenjeta nuk ja toleroje askujt me asnje cmim dhe asnje kusht, e aq me pak njerzve te padijshem qe instalohen dhe u sherbejne grupeve mafioze dhe nentokes.

Te nderuar,

Nga data 27/04/2020 kur jam emëruar ne pozitën e UD i Zyrtarit Kryesor te Financave dhe Thesarit, jam angazhuar me tere kapacitetin tim profesional, me krejt vullnetin e mundshëm dhe nuk kam kursyer asgjë nga vetja ime qe te beje me te mirën e mundshme për Telekomin e Kosoves, gjate këtyre muajve kam punuar çdo dite te muajt deri ne orët e vona, si dite pune ashtu edhe vikendeve dhe festave.

Gjendja financiare ne te cilën e kam gjetur Telekomin ka qene me e keqja e mundshme, e përcjell me borxhe te larta, mungese te mjeteve financiare, mos pagese me muaj te tere te shërbimeve esenciale si: energjia elektrike, qiratë e antenave (shume prej tyre te c kyçura dhunshëm si pasoje e pagesave selektive), qiratë e pikave shitëse, mos pagese te tatimeve dhe kontribueve pensionale me muaj te tere, mos pagesë te faturave për sigurime shëndetësorë (përfshirë edhe paratë te cilët u janë ndal punetoreve nga pagat), mos kthim i përgjigjeve te kreditoreve qe nuk janë paguar me muaj te tere, mos ndërmarrje te masave për inkasim te borxheve me muaj dhe vite te tera.

Qe nga dita e pare kam filluar maksimalisht identifikimin e secilit problem dhe kam marre iniciativa konkrete për zgjidhjen e tyre, fale bashkëpunimin te sinqerte nga UD Kryeshefes Ekzekutive, Drejtorëve te Departamenteve dhe secilin staf te tyre e veçmas stafin e Departamentit te Finanacve, shume nga këto probleme kemi filluar te i trajtojmë menjëherë, disa nga këto probleme i kemi zgjidhur, disa janë ne proces e disa do te vazhdojnë te zgjidhen.

Gjate kësaj kohe kemi arritur:

– Vëmë rregull dhe prioritet ne pagesat e shërbimeve esenciale: energjia elektrike, qiratë e antenave dhe objekteve.
– Pasi kem ngritur çështjen e qirave te antenave tek Drejtori Teknik, menjëherë ka filluar dhe ka pasur sukses qe shume prej tyre te rikontraktohen me çmime me te lira.
– Kemi identifikuar dhe pamundësuar ne shume raste pagesat e dyfishta te energjisë elektrike te antenave (dukur jo e rralle ne te kaluarën).
– Kemi arritur te kthejmë besimin tek shume kreditor lidhur me obligimet qe kemi ndaj tyre.
– Kemi arritur te fusim ne riprogramim dhe arkëtim te borxheve me klient te mdhenje qe nuk ka pagaur fatura me vite (Xxxx rreth borxh rreth 100.000.00€)
– Kemi inkasuar borxh përmes konfiskimit te garancionet bankar ne limitet e fundit kohore ndaj klientit qe nuk ka paguar fatura 1 vit rresht (Xxxx 70,000.00€)
– Pas rekomandimit qe i eshte dhene UD KE per reduktim te shpenzimeve, UD KE ka ndërprere kontrata te marketingut me portale dhe media (qe efektivisht nuk kan pasur asnjë rol ne biznesin e Telekomit – rreth 30,000.00€ ne muaj).
– Pas rekomandimit qe i është dhënë UD KE për reduktim te shpenzimeve, UD KE ka ndërprere kontratën e te sigurimit shëndetësor (rreth 60,000.00€ ne muaj).
– Pas perpjekeve te pandërprera kemi arritur te bindim ATK-ne per njohjen si te rimbursueshme 1.6 milion € TVSH qe nuk ka arritur te zgjidhet me vite te tera.
– Me propozimin e përbashkët me UD KE kemi marre aprovimin nga BiD per zbritje e pagave te nga 60% për zyrtaret e larte deri ne 5% për punëtorët me paga te ulëta (kursimi mujor rreth 300,000.00€)
– Me shume angazhim, pergaditje, analizim dhe dokumentim detaj te raporteve mbi gjendjen e kompanise, kemi arritur te bindim Ministrinë e linjës qe te na alokohet ndihma për likuditet ne vlere prej 4,5 milion € ( duke u bere ndërmarrja qe kemi përfituar mese shumti nga masat e Qeverise).
– Kemi ngritur dhe argumentuar tek UD KE dhe ish BiD çështje te kontratave dhe dukurive qe kan dëmtuar Telekomin dhe te njëjtat janë dërguar ne organet e Prokurorise.
– Kemi bere dhe jemi te vazhdimit te përpjekjeve te vazhdueshme për uljen e shpenzimeve nga kontatrat e dëmshme te provizioneve me Xxxx ( me përpjekjet tona kemi arritur te shmangim disa nga % provizioneve të pakuptimta)
– Lista është edhe e gjate…
– Kam qëndruar ne vendin e punës me ore te tera, deri ne mesnate pothuaj cdo dite gjate gjithë kësaj kohe për te analizuar çdo detaj financiar për te shqyrtuar çdo mundësi për te mirën e Telekomit.

Këtë gjë e kam bere me vullnet dhe përkushtim maksimal sepse e kam konsideruar dhe konsideroj Telekomin si shtëpinë time te dyte ne mos te paren, nga paga e secilës kam jetuar me dinjitet gjithë këto vite unë dhe familja ime.
Qe nga viti 2006 kur jam punësuar ne këtë kompani kurrë nuk kam përfituar asnjë privilegj përveç pagës se dinjitetshme, gjithmonë jam munduar te beje me te mirën aq sa me është krijuar hapësirë dhe është kërkuar nga unë.
Edhe gjate këtyre tre muajve sa kam kryer detyrën e UD te Zyrtarit Kryesor te Financave, përveç pagës qe kam marre me rreth 60% zbritje (qe nga muaji i pare) krahasuar me paraardhësit e mije, nuk e kam shfrytëzuar asnjë privilegj ose beneficion tjetër, pra shpenzimet e Telekomit përveç pagës për pozitën time kan qene 0.00 €.

Sot pranova procesverbalin e Mbledhjes se te Bordit te Drejtoreve qe udhëhiqni ju tash e një jave.

Ndihem tepër i SHOKUAR, I ZHGENJYER por edhe I POSHTERUAR nga ato qe ju keni vlerësuar për punën time gjate këtyre muajve.

Konstatimi juaj qe unë paskam treguar NEGLIZHENCE TE SKAJSHME sepse nuk paskam kryer pagesa ne vlere prej 3.3 milion € nga data 14/07/2020 kur kemi marre njoftimin për refuzim te prapësimit te urdhrit përmbarimor deri ne mëngjesin e datës 15/07/2020 kur përmbaruesi ka urdhëruar bankat për bllokim te llogarive, ne mënyrë qe te shmangi tërheqjen e dhunshme te parave nga llogarite bankare, me bene te ndihem tepër shokuar, i zhgënjyer dhe i poshtëruar.

Po ashtu konstatimi juaj qe paskam treguar JO KOMPETENCE DHE PASIVITET ne ushtrimin e detyrave si UD ZKFTH, me bene te ndihem aq keq sa e kam te pamundur qe te vazhdoje edhe me tutje ushtrimin e kësaj detyre.

Unë nuk jam person qe pozitën e vlerësoj si privilegj, te cilën këmbënguli ta mbaj me çdo kusht, qofte edhe duke u zhgarravitur dhe gjunjëzua para çdo kujt, e aq me pak ndaj njerëzve mos vlerësues dhe te cilën nuk kan besim me kualitetet e mia personale dhe profesionale, pozita për mua nënkupton ndershmëri, vullnet, kompetence profesionale dhe vlerësim e besim ndaj atyre qe u raportoj.

Prandaj, duke marre parasysh mos besimin tuaj te thelle ne punën, përkushtimin, vullnetin dhe kompetencën time profesionale kërkoj nga ju qe ne mbledhjen e radhës se BiD te APROVONI DOREHEQJEN time nga pozita e UD ZKFTH dhe te mundësoni kthimin ne pozitën qe kam ushtruar para emërimit në këtë pozite.

Gjatë kësaj periudhe ndjehem shume mire qe me është dhënë mundësia qe sadopak te jap kontributin tim modest për Telekomin ne këtë periudhe te vështirë financiare dhe ne kushtet e pandemisë Covid 2019.
Po ashtu ndjehem tepër keq për fëmijët e mi qe u kam munguar gjatë këtyre muajve aq me tepër qe puna ime duhet te vlerësohet nga njerëz qe ne vlerësimin tim nuk kan qëllime te mira për Telekomin por kan ardhur me mision për të u shërbyer grupeve qe kan grabitur dhe vazhdojnë te kenë pretendime te grabisin akoma Telekomin.

Sidoqoftë unë do te vazhdoje te punoj ndershëm, me vullnet dhe përkushtim siç kam bere gjithmonë për Telekomin, ndërsa juve ju dëshiroj dështim ne misionin dhe qëllimet tuaja jo te ndershme (sipas bindjes dhe vlerësimit tim).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat