E konfirmon ambasadori amerikan Godfrey për dialogun Kosovë-Serbi: Amerika nuk heq dorë nga takimi në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

E konfirmon ambasadori amerikan Godfrey për dialogun Kosovë-Serbi: Amerika nuk heq dorë nga takimi në Shtëpinë e Bardhë

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:09
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey në një intervistë për media serbe ka thënën se Amerika mbështet dialogun mes palëve dhe janë të kënaqura me vazhdimin e dialogut, por nuk heq dorë nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Ai tha se i dërguari special amerikan Grenell vazhdon të jetë në komunikim të afërt me palët dhe po bisedon për mundësinë e takimit në Shtëpinë e Bardhë të shtyrë , për çka ShBA nuk heq dorë.

Në konstatimin e gazetarëve se takimi u shty pas akuzës ndaj Thaçit dhe mediat gjermane kanë shkruar se Gjermania “minon” iniciativën amerikane, Godrey tha se sigurisht nuk është ashtu.

“Refuzoj në tërësi, sigurisht jo”, tha ai duke shtuar se ShBA janë të zhgënjyera që takimi nuk u zhvillua në Uashington.

ShBA sipas tij mbeten të përkushtuara të mbështesin procesin dhe të angazhohen në mënyrën më produktive.

“Grenell është në kontakt me Vuçiq e Brnabiç për takim të ri, kemi telashe nga pandemia por qëllimi është që dialogu të nis dhe kjo nuk është ndërkëmbës për Brukselin. Nuk heqim dorë nga iniciativa dhe shpresojmë nëse mbahet takimi do shtyhet procesi përpara”, tha ai.

Ai tha se nuk di se është biseduar për ndryshime të kufijve: “Unë këtë e shoh në media, po për atë çështje nuk ka biseduar me asnjë zyrtar. Ajo që kemi thënë vazhdimisht është arritja e një marrëveshje ku secila palë të pranoj si të veten”, ka thënë  Godfrey.

Marrëveshja nuk mund të imponohet nga “lartë”, atë duhet ta mendojnë dhe miratojnë vetë. “Një dialog ku palët ulen dhe së bashku gjejnë zgjidhje”, tha ambasadori amerikan.

Në pyetjen si është kjo e mundur kur Beogradi ka përmbushur  Prishtina jo, Godfrey tha se do ishte thjeshtë  e papranueshme që të thuhet se Serbia ka realizuar të gjitha e Prishtina nuk i ka realizuar.

“Pranoj se taksat ishin pengesë serioze për dialog dhe ajo që ndikoi në heqjen oshte angazhimi amerikan dhe i Grenell. Ne kemi mundësuar të merret një vrull”, tha Godfreyi.

Godfrey ka shtuar se ShBA nuk kanë arshinë të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat