Fitore Pacolli: Po e rrëzojmë qeverinë Hoti për të shpëtuar jetë

Aktuale

Fitore Pacolli: Po e rrëzojmë qeverinë Hoti për të shpëtuar jetë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:40
Fitore Pacolli

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se një qeveri e mirë nuk bën të rrëzohet në kohë pandemie, duke aluduar kështu në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, e sidomos atëherë kur sipas Pacollit, ajo qeveri i printe botës për menaxhim shembullor të pandemisë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë që për Qevernë Hoti të cilën e cilëson si të keqe, jolegjitime e jo kompetente nuk bën as të ngritet dilema se a duhet të rrëzohet.

“E për këtë qeveri të keqe, jolegjitime, jo kompetente që po e dërgon vendin drejtë një katastrofe humanitare as nuk duhet të ngritet dilema a bën a s’bën. Bile duhet të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur e nuk duhet lejuar asnjë ditë më shumë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Një qeveri e mirë nuk bënë të rrëzohet, e aq më pak në kohë pandemie e edhe më pak në kohën kur prinim në botë për menaxhim shembullor të pandemisë.

E për këtë qeveri të keqe, jolegjitime, jo kompetente që po e dërgon vendin drejtë një katastrofe humanitare as nuk duhet të ngritet dilema a bënë a s’bënë. Bile duhet të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur e nuk duhet lejuar asnjë ditë më shumë.

Qeverinë e mirë e rrëzuan për interesa e përfitime personale, për tender e për poste ministrore e avancim të familjarëve në ambasador e drejtor.

Qeverinë e keqe po e rrëzojmë për të shpëtuar jetë e për tu kthyer përsëri në listat botërore ndër vendet e para për menaxhim të mirë e ndërtim të një normaliteti të ri, më të drejtë e më të mirë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat