Lajmërohet Eliza Hoxha, ja për çka ndjen keqardhje

Aktuale

Lajmërohet Eliza Hoxha, ja për çka ndjen keqardhje

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:53
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk ka ndonjë plan kombëtar për tejkalimin e pandemisë.

Me anë të një postimi në Facebook,  Hoxha ka thënë se numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë është tregues se ky virus është test i rëndë për të gjithë.

“Personalisht ndjejë keqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjëvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

300 jetë të humbura nga COVID 19 e sa të tjerë të hospitalizuar duke luftuar për ta tejkaluar…

Mjek/e e infermier/e që nuk ndaluan e pushuan që nga Marsi, të rënduar nga lodhja, presioni, humbja e kolegëve dhe pamundësia t’i trajtojnë e të arrijnë tek të gjithë pacientët…

Personalisht ndjejë keqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjëvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë!

Test i rëndë për të gjithë si duket.

Ngushëllime të gjithëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë sfidë lokale/globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat