Ganimete Musliu ka një kërkesë ndaj Qeverisë Hoti

Aktuale

Ganimete Musliu ka një kërkesë ndaj Qeverisë Hoti

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:00
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës, ngriti një shqetësim të saj për punën e fëmijëve në Kamenicë të cilëve babai ua vrau nënën.

Musliu ka thënë që ata kanë mbetur nën përkujdesjen e gjyshërve.

Musliu i ka ftuar Qeverinë Hoti që të ndajnë një fond për ta dhe ka ftuar organet e drejtësisë që të jenë të pamëshirshëm ndaj burrit që vrau bashkëshorten e tij.

“Para dy javësh krejt ishim dëshmitarë të ngjarjes në Kamenice ku burri privoi nga jeta me shufër metalike bashkëshorten, këto raste nuk duhet me kalu nën hije shkaku i pandemisë, kërkoj nga organet e drejtësisë të jenë të pamëshirshme për atë që e kreu këtë krim. Arsyeja që e mora fjalën janë edhe fëmijët që la pas kjo tragjedi, u raportua se pasi burri vrau gruan, për fëmijët po kujdesen gjyshërit, këta fëmijë në vend që të jenë në përkujdesje të shtetit e të trajtohen nga psikolog ata detyrohen të jetojnë te gjyshërit e të përballen me varfëri e gjendje të rënduar emocionale të gjyshërve, jam e vetëdijshme për mungesat institucionale, por kam kërkesë për Kryeministrin Hoti, ministren Bajrami e Reqica të ndajnë një fond për këta fëmijë, nëse nuk keni mundësi për institucione bëni atë që mundeni, kërkoj nga ministri Reqica të planifikoj buxhet për ngritjen e një institucioni ku mund të qëndrojnë fëmijët. Pasojat e ekspozimit të dhunës nga fëmijët do t’i bartim si shoqëri”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat